Totti i “rikthehet” futbollit në… Gjeorgji!

29/09/2017 00:00

I dha fund futbollit të luajtur me mbylljen e sezonit të kaluar, ndërsa tashmë legjenda e Romës, Francesco Totti është rikthyer të luajë sportin më të bukur në botë, por këtë herë në një ndeshje bamirësie të organizuar nga Federata Gjeorgjiane e Futbollit dhe Kakha Kaladze.

Një ndeshje e mbushur me yje që kanë perënduar në futboll, si Rivaldo, Shevchenko , Zanetti , Maldini, Crespo e Abbiati, kanë magjepsur tifozët gjeorgjianë me klasin e tyre edhe pse tashmë të gjithë të tërhequr nga futbolli i luajtur.

Për Francesco Totti-n në Gjeorgji ishte një ditë mjaft e veçantë pasi i vishte për herë të parë këpucët e futbollit që nga lamtumira e “Olimpico”-s, duke treguar sërish klas me një asist perfekt për ish-madrilenin Míchel Salgado, madje shënoi edhe një gol.

Top Channel