Ronaldo xhiro me “3 milionë euro”

29/09/2017 00:00

Nuk janë të shumtë ata persona që ua mban xhepi të kenë të tyren një Bugatti Chiron, një supermakinë që kushton jo pak, por 3 milionë euro.

Cristiano Ronaldo ka bërë publike investimin e tij më të fundit teksa ka dalë për xhiro me djalin e tij.

Kjo është Bugatti i dytë nën pronësinë e portugezit, i cili tashmë ka filluar të ketë edhe koleksionin e tij të makinave luksoze, ku ndër të tjera bëjnë pjesë edhe një Aston Martin DB9, një Lamborghini, një Rolls Royce dhe një Porsche Cayenne Turbo.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel