Kosovë, përleshje deputetësh në studion televizive
29/09/2017 00:00
Grindje mes deputetëve nëpër sallat e Kuvendit kemi parë shumë dhe shpesh, por këtë herë një ngjarje e ngjashme, që i ka tejkaluar kufijtë, është shënuar në një studio televizive, jo shumë larg Shqipërisë, në Kosovë.
Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka sulmuar fizikisht deputetin e “Nismës për Kosovën”, Milaim Zeka, pas një debati verbal në një studio televizive, tashmë që në Kosovë kanisur fushata për zgjedhjet lokale.
Pas shkëmbimit të akuzave të ndërsjella mes njëri-tjetrit, gjithçka ka përfunduar me “larje hesapesh” brenda studios, me Krasniqin që ka sulmuar me grushte deputetin Zeka.
Top Channel