Dëmtohet Pjaniç, larg fushës për 4 javë

29/09/2017 00:00

Bosnje Hercegovina duhet të bëjë llogaritë pa Miralem Pjaniç në ndeshjet kualifikuese për botërorin rus, ndërsa Juventusi deri në fund të muajit tetor.

Mesfushori boshnjak i bardhezinjëve, që ka ndjerë shqetësime në ndeshjen me Olimpiakosin, e vlefshme për Ligën e Kampionëve në mesjavë duket se ka pësuar një dëmtim më të rëndë nga sa mendohej.

Ai është vizituar nga mjeku i kombëtares së Bosnjes, që në përfundim ka dalë me një diagnozë 3-4 javë jashtë fushe.

Fillimisht u mendua se Pjaniç do të mungonte vetëm në transfertën e vështirë të bardhezinjëve ndaj Atalantës të dielën, por më pas u vu re se ai vuan nga një dëmtin disi më serioz në gjurin e djathtë.

Top Channel