Thaçi takon Papa Françeskun: Kosova, në vëmendjen e tij

28/09/2017 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur këtë të enjte në Vatikan nga Papa Françesku. Në profilin e tij në rrjetet sociale, Thaçi e ka përshkruar takimin si “të përzemërt” dhe ka vlerësuar angazhimet e atit të shenjtë për promovimin e paqes nëpër botë.

“Takimet me Papa Françeskun janë gjithmonë të përzemërta. Angazhimi i tij për drejtësi sociale dhe për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore është frymëzim për të gjithë botën”, është shprehur Thaçi.

Sipas tij, Papa Françesku e ka në mendje popullin e Kosovës, “që është shembull i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërmjet komuniteteve dhe religjioneve”.

“Kosova tashmë ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Selinë e Shenjtë, të cilat do t’i kultivojë përjetësisht”, ka shtuar Thaçi në profilin e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta