Shpalosi bluzën e gabuar, ‘plas’ ironia me Insigne (Foto)

27/09/2017 00:00

Lorenzo Insigne shënoi golin e parë për Napolin, përballë Feyenoord, në minutën e tetë të sfidës dhe mendoi të bëjë një dedikim të veçantë. Sulmuesi italian u afrua pranë stolit dhe kërkoi një bluzë të Milik, për t’ia dedikuar pikërisht polakut golin, por ndodhi e papritura.

Në stolin napolitan ngatërrohen dhe i japin një bluzë të mesfushorit Zeilinski, të cilën pasi Insigne e vë re, e hedh i nervozuar nga stoli dhe kërkon bluzën e duhur. Më në fund, sulmuesit anësor të Napolit i vjen në dorë bluza e Milik me numrin 99 dhe ai realizon dedikimin e tij, por kjo skenë shkakton shumë të qeshura në radhët e tifozëve dhe futbollistëve.

Menjëherë pas këtij momenti, në rrjetet sociale ka ‘plasur’ ironia me ngatërresën e Insignes, ku tifozë të ndryshëm kanë shfrenuar fantazinë e tyre.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel