Lorenzo Insigne shënoi golin e parë për Napolin, për ballë Feyenoord, në minutën e tetë të sfidës dhe mendoi të bëjë një dedikim të veçantë.
Sulmuesi italian u afrua pranë stolit dhe kërkoi një bluzë të Milik, për t’ia dedikuar pikërisht polakut golin, por ndodhi e papritura. Në stolin napolitan ngatërrohen dhe i japin një bluzë të mesfushorit Zeilinski, të cilën pasi Insigne e vë re, e hedh i nervozuar nga stoli dhe kërkon bluzën e duhur.
Më në fund, sulmuesit anësor të Napolit i vjen në dorë bluza e Milik me numrin 99 dhe ai realizon dedikimin e tij. Kjo skenë shkakton shumë të qeshura në radhët e tifozëve dhe futbollistëve. Milik u dëmtua të shtunën në nde3shjen ndaj SPAL dhe iu nënshtrua një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave për rreth katër muaj.
Ndiqni nëpërmjet fotove skenën që ndodhi në stadiumin ‘San Paolo’.
Top Channel