“Paratë nuk bëjnë gola”

26/09/2017 00:00

Arjen Robben, në prag të ndeshjes Bayern Munchen-PSG, deklaroi se në futboll paratë nuk fitojnë tituj.

“PSG ka shpenzuar pak më shumë sesa ne, por paratë nuk bëjnë gola. Golat i bëjnë lojtarët cilësorë në fushë, golat i bëjnë skuadrat e mira”, tha Robben.

PSG ka disa vite që shpenzon qindra milionë euro në merkato për të arritur objektivin Champions League. Këtë vit bënë blerjen më të shtrenjtë të historisë: Neymar nga Barcelona u ble për 222 milionë euro.

Edhe Presidenti i Bayern, Uli Hoeness, u shpreh pothuajse njësoj me holandezin në një intervistë të mëparshme për revistën “Kicker”: “Do të vijë një ditë kur investitorët e mëdhenj do të mërziten duke hedhur para’ e duke mos fituar trofe. Do ta kuptojnë që suksesi sportiv nuk vjen në mënyrën që kishin menduar”.

Top Channel