Me kufizime, por Agnelli mbetet President i Juves

26/09/2017 00:00

Dënimi me 12 muaj i Andrea Anjelit për raportet me disa grupe ultras, do ta privojë biznesmenin italian në disa çështje dhe pjesëmarrje të rëndësishme te kampionët e Italisë, por ai sërish do të mbetet President.

Sanksionet ndaj numrit 1 juventin do t’i imponojnë Anjelit mungesën në të gjitha aktivitetet e Federatës italiane të futbollit, nuk do t’i lejojnë takime me agjentë të FIFA-s dhe nuk do të mund të përfshihet në diskutimet gjatë ndeshjeve para apo gjatë tyre.

Por Andrea Anjeli do të ruajë poltronën e tij në Shoqatën Europiane të Klubeve të futbollit, si dhe në Ekzekutivin e Qeverisë së futbollit botëror, kjo përmes hapësirave të ngushta ligjore.

Juve ka njoftuar zyrtarisht se do të apelojë dënimin e Presidentit në çështjen e shumëdiskutueshme me tifozët ultras duke e cilësuar inkurajuese lehtësimin e akuzave, por jo të mjaftueshme në këtë padrejtësi.

Si për ironi të fatit edhe organi i akuzës do të kërkojë apelimin e çështjes, duke e quajtur të pamjaftueshëm dënimin e Andrea Anjelit. Prokuroria kishte kërkuar dy vjet e gjysmë dënim për numrin 1 të kampionëve, si dhe dy ndeshje pa tifozë, diçka që u hodh poshtë.

Top Channel