Formacioni i trajnerëve të Champions
26/09/2017 00:00
UEFA ka publikuar ditën e sotme formacionin e përbërë nga 11 prej trajnerëve të ekipeve pjesëmarrëse në Champions, të cilët kanë qenë më të spikaturit gjatë periudhës që luanin futboll.
Bie në sy fakti që shumica e tyre janë mbrojtës ose mesfushorë shkatërrues, ndërsa sulmues është vetëm Valverde i Barcelonës, i cili mbështetet nga Zidane. 3-5-1-1 është skema që ka përdorur UEFA, për të vendosur 11 trajnerët më të spikatur.
Reparti i mesfushës është i përbërë nga emra të mëdhenj si Conte, Guardiola dhe Simeone, ndërsa porta i është besuar trajnerit të Besiktas, Senol Gunes.
Top Channel