OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve, spitale të mbingarkuara dhe mijëra të zhdukur Në ditën më të lumtur të jetës së tij, Clayton Cook veçse mori vajzën që donte, gjithashtu u bë një hero për një fëmijë dhe një familje.
Gjatë kryerjes së fotografive tradicionale me bashkëshorten e tij Brittany, në një park në qytetin Cambridge në Kanada, dhëndri i ri vuri re një djalë të vogël që po mbytjen në lumin aty pranë.
Pa u shqetësuar aspak për kostumin, Clayton u hodh në lumë dhe shpëtoi vogëlushin që ia hodhi paq përvojës së frikshme. Reagimi i Clayton ishte kaq i shpejtë, saqë edhe fotografi i çiftit nuk pati kohë që të bënte më shumë se dy apo tre fotografi, pasi gjithçka kishte mbaruar.
Vetë heroi me kostum, dhëndri e kaloi me humor situatën dhe tha se fatmirësisht djali i vogël peshonte fare pak, saqë nuk e pati fare të vështirë ta shpëtonte.
Veçse shpëtoi një djalosh të ri dhe mori mirënjohjen e familjes së tij, Clayton padyshim që i vërtetoi edhe një herë bashkëshortes së tij se ka zgjedhur njeriun e duhur.
Top Channel