10 vjet pa At’ Zef Pllumin, ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare

25/09/2017 00:00

10-vjetori i ndarjes nga jeta të At’ Zef Pllumit është kutjuar këtë të hënë në Bibliotekën Kombëtare përmes një ekspozite me foto e vepra “In memoriam At’ Zef Pllumi”.

“Përkujtojmë sot një njeri që jetoi si mendimtar i lirë, jashtë çdo kornize, edhe nën formalizmin e hekurt të diktaturës. Është në fakt dita mos me iu përshtat nderimeve ceremoniale klasike e klishe, sepse në fakt vetë At’ Zefit do t’i ngjanin, siç ai thoshte, si ‘kunora që çohen në funerale, ku i vdekuni s’i sheh’”, deklaroi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

“Ekspozita kushtuar memuaristikës shqipe hedh dritë mbi një korpus kujtimesh dhe dëshmish, i cili në filtrin e epokave dhe sprovave të historisë së popullit shqiptar është shndërruar në kujtesën tonë kolektive. Kjo ekspozitë modeste, “In memoriam At’ Zef Pllumi”, le të jetë pragu i rikthimit të dëshmisë në zemrën e lënduar të historisë”, tha Persida Asllani, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare.

Përkthyesja në gjuhën frënge e veprës se At’ Zefit kujton takimin e parë me të. “Kur At’ Zef Pllumi më priti në aeroportin e Tiranës vura re se syte i qeshnin edhe pas aq shumë vuajtjesh që ai kishte qenë i detyruar të përballonte në jetë. Në kujtesën time atë Pllumi ka mbetur si personalitet i madh që ruante të pacënuar në mendjen e tij hsitorinë e Shqipërisë”, u shpreh Odile Daniel.

Aktivitetet në nder të At’ Zef Pllumit do të vijojnë në Bibliotekën Kombëtare me promovimin e veprës së plotë të tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta