Magani: Flamurtari e meritoi fitoren

24/09/2017 00:00

Edhe trajneri i Teutës, ka rezervat e tij për gjykimin, pasi pretendon një penallti të mohuar në pjesën e parë. Gjithsesi, Magani pranon se ekipi i tij e nisi shumë keq ndeshjen dhe se Flamurtari e meritoi fitoren, duke mos vjedhur asgjë.

“E nisëm ndeshjen tmerrësisht keq dhe u ndëshkuam me dy gola të kundërshtarit, por kam rezervat e mia edhe në lidhje me një 11 metërsh të mohuar në pjesën e parë. Gjithsesi, më duhet ta pranoj se Flamurtari e meritoi fitoren dhe sot nuk vodhi asgjë”, u shpreh Magani.

Trajneri i durrsakëve tha se kjo humbje nuk do të ndikojë aspak në objektivat e klubit.

“Ne nuk pretendojmë të shpallemi kampionë, por do të provojmë deri në fund që të sigurojmë pjesëmarrjen në kupat e Evropës. Nëse do të luajmë ashtu siç luajtëm sot në pjesën e dytë, mendoj se mund t’ia dalim. Mjafton që të mos na përfshijë euforia, por të qendrojmë me këmbë në tokë”, deklaroi trajneri i Teutës.

Top Channel