Pa Nejmar PSG ngec; barazim i thatë ndaj Montpellier

23/09/2017 00:00

PSG e miliardave është ndalur në një barazim pa gola në transfertën përballë Montpellier. Kjo e fundit, me pikën e marrë, konfirmohet si “macja e zezë” e kryesuesvë të kampionatit francez.

Barazimi i thatë pa gola në këtë takim, ndoshta ishte edhe për shkak të mungesë së Nejmar, pasi ndjehej paqartësia në fazën ofensive për parizienët, megjithë përpjekjet e Cavanit, Mbappe dhe Draxler.

Neymar u la jashtë nga trajneri Unai Emery për këtë sfidë për shkak të një dëmtimi, edhe pse gjithçka të bën të mendosh që ky ishte një ndëshkim i drejtuesve të  klubit ndaj sulmuesit brazilian, për konfliktin me Cavanin.

Në fushë ishin El Matador, Mbappe e Draxler por asnjëri prej tyre nuk arriti ta dërrgonte topin në rrjetë. Parisi luajti më mirë se Montpllier, por Kylian Mbappe shpërdoroi 2 mundësi të mira në minutat 59 dhe 64.

Pavarsisht barazimit ndaj Montpellier, Paris Saint Germain kryeson i vetëm Ligue 1 pas 7 javëve të para në kuotën e 19 pikëve, por tashmë Monaco që ndjek nga pas ka vetëm një pikë më pak.

Top Channel