Zhvendoset Metropol, teatër tek Piramida

22/09/2017 00:00

Teatrit Metropol, vjen në këtë sezon me imazh të ri. Sezoni i ri artistik në Metropol fillon me Euriditën, më 5 tetor, e cila do të vendoset tek Piramida. e më pas me Festivalin e Dramës Shqipe, “Metrofest”, “Nata e 12”, “Romeo e Zhuljeta” për të rinj dhe “Don Kishoti” për fëmijë.

“Sezoni nis me veprën Euridita, por që vjen e rikonceptuar nga autorja Sara Ruhl. Ku e gjithë historia dhe e gjithë ngjarja tregohet nga këndvështrimi i gruas së Orfeut që është Euridita”, thotë Sonila Kapidani, drejtore e Festivalit.

Për herë të parë ky institucion do të ketë një festival kushtuar tërësisht dramës shqipe dhe kjo e ka një arsye. “Metrofest është një festival i ri. Ky është edicioni i tij i parë, por këtë takim të parë ja kemi lënë dramës shqipe, si formë e humanitetit”, thotë Kapidani.

Ndërkohë që Euridita, premiera celëse e sezonit, pritet me kuriozitet, sepse do të vihet në skenë nga drejtorja Jonida Beqo. Edhe më herët ajo ka qenë pjesë e produktit artistik edhe si aktore apo kostumografe, krahas drejtimit të Metropol. Arsyeja sipas saj është kjo:

“Nëqoftëse konstatohet që në këtë proces të pjesmarrjes dhe angazhimit tim personal, në produkte të caktuara të Metropolit vihet re që protagonizmi është krysori, por jo cilësia. Unë do të isha shumë dakord me ty që të tërhiqem dhe t’ju le vend atyre që ofrojnë cilësi të barabartë ose më të mirë.”, thotë Jonida Beqo, drejtore e Metropol.
Tetari do të ketë edhe një faqe të vetën online “Metroplay”.

Top Channel