“Voice Kids” në Shkodër

22/09/2017 00:00

Në Shkodër, në Qendrën Kulturore aty, “The Voice Kids” ndali audicionet e së premtes, për të mbledhur në “talent show” zërat më të mirë. Sa ëndrra aq edhe fëmijë. Si në çdo cep të Shqipërisë edhe më tej produksioni është aty për t’u dhënë një mundësi.

“Do të këndojë ‘Mësuesja’ nga Irma Libohova. Ka qenë ëndrra ime që e vogël që të këndoja”, shprehet një prej konkurrenteve.

“Unë kisha dëshirë të vija tek “Voice” sepse merrem me muzikë, studioj për violonçel, jam edhe në Shkollën e Muzikës dhe prandaj thashë ta provoj njëherë. Do të zgjidhja Miriamin nga trajnerët”, thotë një tjetër.

Spektakli i madh i talenteve për këta fëmijë është një mundësi e madhe. Në Shkodrën e mbrujtur me muzikë e kulturë “The Voice Kids” ju fal më të mirëve një skenë. Ku ndoshta një pjesë e mirë e fëmijëve janë mësuar me skenën që në Festivalin e Fëmijëve.

“Nga mosha 6 vjeç kam filluar të këndoj dhe kam marrë këtu në Shkodër çmimin e tretë. Kam dëshirë të zgjedh si trajnere Eneda Tarifën”, thotë një konkurrent.

“Unë do të këndoj këngën “Sa do të doja një qenush”. Unë erdha në “Voice Kids”, sepse më pëlqen”.

Por edhe për të gjithë ata që e kanë pasion muzikën dhe e ndiejnë që janë të talentuar “The Voice Kids” e ka një vend.

“Më pëlqen sepse është si një shkollë për mua. Kam qejf të marr pak eksperiencë”.

“Vij nga qyteti i Lezhës. Do të këndoj Shaën Mendes:There’s nothing holdin’me back. Mendoj se kam zërin edhe erdha për ta provuar”.

Pas Shkodrës ka një mundësi tjetër për të gjithë ata që nuk kanë mundur të marrin pjesë në audicione. “The Voice Kids” i mirëpret të gjithë, më 14 tetor, në studiot e Top Channel në Piramidë.

Top Channel