Çili sjell “Vonesa shqiptare”

22/09/2017 00:00

Henri Çili prezantoi këtë të premte në ambientet e UET librin e tij më të ri, “Vonesa shqiptare. Si Edi Rama e bëri elektoral reformizimin më 25 qershor”, i cili është një vijim i botimit të mëparshëm “Kundër-reforma”.

Në prani të dhjetra kolegëve, publicisti Henri Çili bëri një analizë të zhvillimeve të jetës politike.

“Çfarë ndodhi? Ndodhi që në jetën politike dhe kulturën shqiptare dica siu generis. Një populist, edhe komunikator, edhe propagandist siç ishte Edi Rama, fitoi me një program shumë regresiv në vitin 2013. Famtirësisht, përballja me realitetin e vërtetë të qeverisjes së vendit, bëri që Edi Rama, në gjykimin tim, të përmbyste kurs ose të ndërronte kurs. Kemi një zhvendosje të Partisë Socialiste nga aksi i socio-demokracisë klasike në shinat e “rrugës së tretë” dhe mbi të gjitha kemi një kundërmendim ose kundër-rrymë që po bëhet gjithnjë e më e fuqishme, e cila po flet për rikthimin e ideve liberale për shtetin e vogël, për ulje të taksave dhe shumë gjëra të kësaj natyre, të cilat janë shumë të dobishme për shoqërinë shqiptare. Përkundër kësaj, reaksioni ndaj kësaj kukture të re politike është ose  i panatyrshëm ose i pakuptimtë”, shpjegoi Çili.

Çili ka dhënë një shpjegim dhe për titullin e librit, i cili i është sugjeruar nga shkrimtarja Mimoza Ahmeti: “Vonesa shqiptare nuk është as antropologjike, as hyjnore, është thjesht mungesa në vendosjen e tregut”.

Top Channel