Bibliografia e parë online, nis me Kristo Frashërin

22/09/2017 00:00

Tashmë bibliografitë shkencore do të ofrohen edhe online, një shërbim i ri për afrimin e kërkimit shkencor më pranë përdoruesve kudo ku ata ndodhen.

E para në Shqipëri dhe që vjen edhe si model i kësaj nisme është bibliografia e akademikut Kristo Frashëri.

“Bibliografia online e akademikut Kristo Frashëri do t’u vijë në ndihmë të gjithë studiuesve, studentëve, kërkuesve dhe përdoruesve në fushën e historisë dhe të mendimit shkencor në përgjithësi, duke lehtësuar kërkimin në këtë fushë. Ç’është e re në këtë bibliografi, është formati i saj online në një sistem të mirëfilltë që mundëson kërkimin dhe përdorimin përmes mjeteve të përparuara të komunikimit dhe marrjen e informacionit në pak minuta në çdo moment”, thotë Mirlona Buzo,  Instruktore për aplikacionet COBISS.

Bibliografitë online i nënshtrohen një sistemi ndërkombëtar standardesh. “Bibliografia online është përgatitur nga bibliografë të trajnuar, të specializur, me lejet përkatëse duke punuar në sistemin e përbashkët dhe janë zbatuar të gjitha standardet bibliografike ndërkombetare dhe është e para e këtij lloji në vendin tonë”, vijo Buzo.

Përgatitja e bibliografisë personale të Kristo Frashërit shënon fillesën e një modeli që do të vijojë me përgatitje të tjera të bibliografive të botuesve shkencorë.

Top Channel