Sadikut i mjaftojnë 4 minuta, shënon në Kupën e Polonisë (VIDEO)

21/09/2017 00:00

Armando Sadiku ka dhënë kontributin e tij në fitoren 0-4 të skuadrës së Legias në Kupën e Polonisë ndaj Ruch Zdzieszowice.

Bomberi i Kombëtares shqiptare e nisi takimin nga stoli, ndërsa trajneri mendoi ta aktivizonte në minutën e 60 kur rezultati ishte 0-1 dhe fitorja ishte ende në diskutim.

Por Sadikut i mjaftuan vetëm 4 minuta për të dyfishuar rezultatin, duke e bërë fitoren më te lehtë për skuadrën e tij, e cila shënoi edhe dy herë të tjera në fundin e takimit.

Top Channel