Gratë pa të drejtën e pronës

21/09/2017 00:00

Hava, e cila jeton në rrethinat e Prishtinës, i di të drejtat e saj, por nuk mundet të thyejë zakonin sipas të cilit vajzat përjashtohen nga e drejta e trashëgimisë familjare.

Për këtë, ajo zgjedh të largohet nga Kosova. Filmi që trajton privimin e të drejtave u shfaq para 22 grave të dënuara me fokus të drejtat e grave dhe dhuna në familje. Por, drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit shpjegon se shmangia e vajzave për të drejtën mbi pronën ndodh edhe në Shqipëri.

“Pamë rastin e Kosovës, ku gratë përjashtohen nga e drejta e trashëgimisë. Por, nga ana tjetër, edhe Shqipëria ka problematika të ngjashme, sidomos në zonat rurale. Jo gjithmonë gratë kanë mbështetje ligjore”, thotë Erinda Skëndaj.

Ndërkohë, ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchard, tha: “Kemi bërë fushatë kundër dhunës në familje dhe kemi luftuar për ta thyer kulturën e heshtjes, duke i nxitur viktimat të ngrenë zërin. Thyerja e heshtjes kërkon forcë dhe kurajë, por gratë duhet ta dinë që ka njerëz me vullnetin dhe mundësinë për t’i ndihmuar”.

Filmi “Home” u shfaq në edicionin e 12 të Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut”.

Top Channel