Roma shkatërron Beneventon e Memushajt

20/09/2017 00:00

Roma ka marrë një fitore të lehtë në javën e pestë të Serie A, duke shkatërruar në transfertë 0-4 Beneventon, skuadrën me të cilën aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj.

Dy gola nga boshnjaku Dzeko dhe dy autogola ia bënë mjaft të lehtë fitoren verdhekuqve, të cilët shkojnë në kuotën e 9 pikëve, por kanë një ndeshje më pak se rivalët.

Benevento e ka nisur si mos më keq aventurën e saj në Serie A, duke mos arritur të marrë asnjë pikë në 5 javët e para, ndërsa ka mundur të shënojë vetëm një gol, ndërsa ka pësuar 14.

Top Channel