“FIFPro”, 55 kandidatë për formacionin e 2017-s. Dominon Reali

20/09/2017 00:00

Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë zbulon emrat e 55 kandidatëve për të qenë në formacionin ideal të vitit 2017.

Ajo që bie në sy është se, nga të gjithë këta kandidatë, 23 aktivizohen në kampionatin spanjoll. Padyshim që skuadra dominuese në këtë aspekt është Reali i Madridit, fituesja e Champions League në dy edicionet e fundit.

“Los Blancos” përfaqësohen me 12 futbollistë në këtë listë kandidatësh, e përveç Ronaldos janë edhe emrat e Marcelo, Bale, Benzema apo Isco. Barcelona ka 8 futbollistë të saj në garën për formacionin ideal, ku përveç Messit përmenden edhe Iniesta, Luis Suarez, Pique apo Jordi Alba.

Nga Atletico Madrid, 3 janë futbollistët e përzgjedhur për të qenë në formacionin e vitit të “FIFPro”: Oblak, Godin dhe Griezmann. Mes 55 kandidaturave të “FIFPro” janë edhe De Gea, Buffon, Hazard, Dybala, Neymar, Lewandowski apo Harry Kane.

Top Channel