Cristiano 0 – 9 Messi

20/09/2017 00:00

Cristiano Ronaldo e nis sot kampionatin spanjoll, kundër Betisit. Sulmuesi portugez shleu dënimin prej 5 ndeshjesh që mori për shtyrjen e arbitrit në Superkupën e Spanjës.

Sulmuesi portugez ka luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare me Realin, duke shënuar 3 gola në përballjet me Barcelonën (Superkupë) dhe APOEL (Champions).

Ndërkohë, Messi e ka nisur rregullisht kampionatin dhe në 5 ndeshjet e para ka shënuar 9 gola, duke marrë një avantazh të madh në luftën për Pichichi.

Top Channel