Interi nuk ‘arratiset’ dot, vetëm barazim në Bolonjë

19/09/2017 22:45

Interi kishte shansin e arratisë në Serinë A, në pritje të rivalëve të tjerë për titullin, por nuk mori dot më shumë se një pikë në fushën e Bolonjës, duke barazuar 1-1.

Zikaltërit, që ishin favoritë në stadiumin “Dall’Ara”, vuajtën golin e Simone Verdit pas gjysmë ore lojë, që e komplikoi misionin për fitoren në impiantin e kuqebluve.

Për të shpëtuar ekipin mik nga humbja mendoi një penallti e diskutueshme e arbitrit, e cila u kthye në gol nga kapiteni Mauro Icardi.

Interi merr i vetëm vendin e parë, por mund të parakalohet të mërkurën nga Napoli dhe Juventus.

Top Channel