Mbahen në Fier homazhe për aktorin Sotir Stefa, të pranishëm figura të mëdha të humorit shqiptar “Dita zë fill”, filmi me skenar dhe regji të Gentian Koçit është përzgjedhur si kandidatura zyrtare e Shqipërisë për “Oscar”, në kategorinë e “Filmit më të mirë të Huaj”.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Bashkëpunimi shqiptaro-grek, prodhim i “Artalb Film” dhe “Graal Films”, është financim i kësaj të fundit dhe Qendrës Greke të Filmit, Euroimages, Ministrisë së Kulturës etj.
“Dita zë fill” pati premierën në Festivalin e Sarajevës, ku fitoi “Zemrën e Sarajevës” për aktoren më të mirë protagonist, Ornela Kapetani.
Një nënë e re dhe e vetme në Tiranën e ditëve tona. Në luftë të përditshme me veten, ajo gjendet në tallaze psikologjike që thyejnë njerëzoren brenda saj, si një rrugëdalje që i siguron foshnjës një vjeçe strehë dhe ushqim.
Drama psikologjike, “Dita zë fill”, që prej së enjtes po shfaqet edhe në kinematë e kryeqytetit.
Top Channel