“Tirana Design Week”, arkitekturë për turizëm

18/09/2017 00:00

“Tirana Design Week” çeli edhe për këtë vit edicionin e saj. Tema e sivjetshme është “Dizajni për një të ardhme gjithpërfshirëse”. Në terma më të thjeshë nëpërmjet arkitekturës të nxisim edhe turizmin, apo edhe veprimtari të tjera që i shërbejnë vendit.

I ftuar special i hapjes së këtij edicioni, dizajneri italian Francesco Zurlo, foli për rëndësinë e dizajnit si agjent për transformim.

“Idea e gjithpërfshirjes, sot është pjesë e trupit njohës së dizajnit. Është shumë e rëndësishme që sa herë dëshiron të dizenjosh dicka të re të koniderosh cfarë përfshirje ka puna jote. Sa përdorues do të ketë, sa e dobishme do të jetë. Kjo është e ardhmja e dizajnit”, tha Zurlo.

Disa prej dizenajnerave, artistëve, arkitektëve dhe akademikëve më të njohur nga e gjithë bota do të bashkohen ne qytetin e Tiranës në 6 punëtori, 9 leksione,1 shfaqje filmi, 2 ekspozita 1 ngjarje paralele në MAO – Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit në Sloveni, nje sfilate modë, nje Instalacion Zeri dhe shumë aktivitete të tjera duke përfshirë mbrëmjeve të hapura për të gjithë që dëshirojnë të marrin pjesë ne Javët e Dizajnit.

“Sivjet e gjithë e veçanta është që të gjithë të ftuarit dhe drejtuesit e work shopet janë të sponsorizuar nga Future Architecht Paltform dhe gjithashtu kemi konkursin e përvitshëm të mundësuar nga ministria e Kulturës”, tha Sonila Jojic, kuratore.

Maratona intesive me ligjërata, seminare dhe aktivitete, të fokusuara në temën e këtij viti do të zgjasë deri më 2 tetor.

Top Channel