Prishtina në Champions, premiera historike në basketboll

18/09/2017 00:00

E marta do të jetë një ditë historike për basketbollin kosovar dhe në veçanti tifozët e kryeqytetit pasi Sigal Prishtina do të bëjë debutimin historik në Ligën e Kampioneve.

Klubi më i titulluar i Kosovës dhe një emër me eksperiencë tashmë në arenën ndërkombëtare, do të matë forcat me skuadrën bjelloruse Tsmoki Minsk në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Basketbollisti më i mirë në radhët e Sigal Prishtinës, Dardan Berisha është i bindur se skuadra e tij do të japë më të mirën në duelin kundër ekipi bjellorus.

Sigal Prishtina- Tsmoki-Minsk do të nisë të martën në orën 18:00, dhe formacioni i trajnerit Kandemir mbetet optimist për një rezultat pozitiv ndaj ekipit që më parë ka luajtur nën emblemën e Bashkimit Sovietik.

Top Channel