Kokofest nis me “8 Femrat”

18/09/2017 00:00

Edicioni i katërt i KokoFest ka ngritur siparin me shfaqen “8 Femrat” , nje komedi e cila ngjiti në skenë 3 breza aktoresh nga artistet ikonë e deri tek ato më të rejat.

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, u zhvillua në skenën e re të Teatrit të Korcës. Trupat të cilat në këtë edicion do të përfshihen në konkurim përvec interpretimeve do gjallerojnë disa nga ambjentet e qytetit duke krijuar një kornizë më të gjerë artistike më qytetin e Korcës.

“Do të vijë në këtë skenë trupa e Vlroës, teatrit të Metropolit, të Shkupit, do të vijë “Migjeni” i Shkodrës, trupa e teatrit eksperimental dhe në mbyllje Teatri Kombëtar i Prishtinës”, tha Zamira Kita, drejtore e teatrit.

“8 femrat” u ngjitën në skenë nga regjisorja Driada Dervishi, duke hapur kështu edhe garën për festivalin e vetëm të këtij lloji ndërsa ndajnë përjetimet e tyre për këtë pjesë.

“Për mua gërshetimi i tre brezave gjithmonë ka qënë një nga prioritetet e mia dhe të themi që ka rezultuar gjithmonë i suksesshëm, le të themi që gjithmonë marrim nga njëri-tjetri”, thotë regjisorja Driada Dervishi.

“Kishim një superpërgjegjësi, prtishmëritë ishin shumë të mëdhaja në teatrin e ri, si do jetë shfaqja, a do pëlqehet, a është shfaqja në nivelin e teatrit, dhe kemi pasur dy netë të jashtëzakonshme me një publik të mrekullueshëm”, shprehet aktorja Olta Daku.
 
Kokofest do te vazhdojë maratonën e tij deri të shtunën ku nuk mungojnë pjesëmarësit dhe trupat nga gjithë vendi por edhe trevat e tjera.

Top Channel