Berisha si Rama/ Nis trajnimin e deputetëve të rinj, demokratët leksion si të sillen dhe përballen me kundërshtarin në Parlament Europarlamentari dhe raportues në PE për Shqipërinë Knut Fleckenstein ka mbërritur në një vizitë zyrtare në vend, në kuadër të një tryeze diskutimi lidhur me Procesin e Berlinit.
Por gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Fleckenstein është takuar fillimisht me Presidentin Ilir Meta.
Kreu i Shtetit theksoi nevojën për avancimin e reformave gjithëpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Presidenti Meta u ndal te rëndësia qe ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.
Më pas, eurodeputetit është takuar me Kryetarin e Kuvendin Gramoz Ruci dhe Kreun e Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. I pyetur se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të çelur negociatat Fleckenstein ishte i qartë në përgjigjen e tij.
“Duhet të vazhdojnë siç kanë punuar vitet e fundit”, tha ai.
Në axhendë, eurodeputetit ka të parashikuar dhe një takim me kreun e PD, Lulzim Basha dhe atë të LSI, Monika Kryemadhi.
Top Channel