Dybala: Unë dhe Messi, futbollistë të ndryshëm

18/09/2017 00:00

Paulo Dybala ka startuar nëj sezon fantastik me Juventusin, ndërsa ka arritur në kuotën e 10 golave, ende pa u mbyllur shtatori.

Edhe në fundjavë, argjentinasi shkëlqeu duke shënuar të tre golat, në fitoren e Juventusit 1-3, ndaj Sasuolos.

“Stërvitem çdo ditë për të pasur sa më shuëm shanse shënimi. Unë dhe Pjaniç, punojmë shumë për goditjet standarde dhe më vjen mirë që po shënoj, por mbitë gjitha, që golat e mi po i japin fitoren ekipit”, tha Dybala.

Argjentinasi nuk i shpëton as krahasimit me patriotin e tij, yllin e futbollit, Lionel Messi, ndonse kjo nuk i pëlqen shumë Dybala-s.

“Unë dhe Messi jemi futbollistë të ndryshëm. Ai ka historinë e tij dhe unë po mundohem të bëj timen. Ai ka fituar shuëm dhe këtë shpresoj të bëj edhe unë”, u shpreh numri 10 i Juventusit.

Top Channel