“Thatësirë në Londër”, Arsenal ndal Chelsea

17/09/2017 00:00

Është mbyllur pa gola, superndeshja e Premiere League, mes Chelsea dhe Arsenal, e luajtur në “Stamford Bridge”.

Ekipi i Arsen Wenger ka arritur të marrë një barazim të rëndësishëm, në një prej transfertave më të vështira, ndërsa Chelsea humb ritmin e City-t kryesues.

Loja ishte me një ritëm shumë të lartë, ku të dyja ekipet tentuan të rrëmbejnë fitoren.

Vendasit e Antonio Conte ishin disi më kërkues dhe u munduan të mbajnë nën kontroll ndeshjen, ndërsa Arsenal bëri një lojë të kujdesshme, duke tentuar kondërsulmet e shpejta.

Në minutën e 87, qendërmbrojtësi brazilian i Chelsea, dacid Luiz ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe le ekipin me 10 futbollistë.

Gjithsesi, Arsenal pati shumë pak minuta në dispozicion, për të shfrytëzuar epërsinë numerike dhe takimi përfundoi me rrjeta të paprekura.

Top Channel