Rripi i Gazës, krijohet mundësia për zgjedhje

17/09/2017 00:00

Duke i hapur rrugën pajtimit të mundshëm mes Gazës dhe Bregut Perëndimor, organizata Hamas deklaroi se ka shpërbërë komitetin administrativ të Gazës, duke lejuar formimin e një qeverie uniteti, për të organizuar zgjedhjet e përgjithshme.

Lajmërimi i grupi islamik Hamas krijon shansin për t’i dhënë fund armiqësisë së gjatë me lëvizjen Fatah, të presidentit Mahmud Abas. Zgjedhjet e fundit legjilative palestineze, u zhvilluan në vitin 2006 kur Hamas arriti një fitore surprizë dhe kjo solli ndarjen politike.

Hamas dhe Fatah bënë një luftë të shkurtër civile në vitin 2007 dhe që atëherë Hamas ka sunduar në Gaza, diçka që ka penguar ndjeshëm jo vetëm funksionimin e territoreve palestineze, por edhe diplomacinë me jashtë.

Faëzi Barhoum, zëdhënësi i Hamas tha se ky ishte një gjest pariotik për aspiratat e palestinezëve. I shpejtë edhe reagimi i lëvizjes Fatah, e cila the se mirëpret marrëveshjen.

Që prej zgjedhjeve të fundit dhe marrjes së pushtetit nga Hamas, Izraeli dhe Egjipti vendosën bllokadë ndaj Gazës. Ishte Egjipit sidoqoftë që bëri të mundur këtë marrëveshje, ndërsa palestinezët e thjeshtë shprehen se nuk kanë më besim tek organizatat e tyre politike, që e kanë bërë popullin të vuajë prej vitesh dhe më e mira do të ishte që ato të largoheshin nga Gaza.

Top Channel