PSG nuk ndalet as ndaj Lyon

17/09/2017 00:00

PSG ka vazhduar serinë e fitoreve, duke mposhtur ekipin e Lyon me rezultatin e pastër 2-0.

Vendasit vuajtën jo pak, ndaj një kundërshtari aspak komod si Lyon dhe golin e avantazhit e gjetën vetëm në minutën e 75 me anë të Cavanit.

Uruguajani ishte protagonist i një goli mjaft të bukur, me finte, por edhe  i një 11 metërshi të humbur në minutën e 80.

Goli i dytë erdhi 4 minuta nga fundi, kur portieri i Lyon priti një gjuajtje të Mbappe, por topi i kthyer prej tij u përplas në këmbët e mbrojtësit Morel dhe përfundoi në rrjetë.

Paris Saint Germain ka arritur të marrë pikë të plota në këtë fillim sezoni, plot gjashtë fitore, në gjashtë takime dhe kryeson renditjen me 18 pikë.

Top Channel