Tragjike në Itali/ Ishin duke bërë ski, dy alpinistët humbin jetën, dyshohet se… Pas një takimi të ministrave të Mjedisit gjatë së shtunës, Komisioneri europian për Klimën, Miguel Arias Canete ishte shprehur se zyrtarët e Trumpit kishin lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara mund edhe t’i qëndronin marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, ose të rishikonin kushtet e saj.
Por Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se Uashingtoni do të largohet nga pakti i Parisit për klimën, pavarësisht raportimeve për një zbutje të qëndrimit.
Në qershor, presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga marrëveshja. Ai theksoi në atë kohë se ky vendim ishte pjesë e “detyrës së tij solemne për të mbrojtur Amerikën” dhe se do të kërkonte një marrëveshje të re, që nuk do t’u sillte disavantazhe bizneseve amerikane.
Por kundërshtarët e këtij vendimi thonë se, tërheqja nga akordi është një “abdikim” i lidershipit amerikan ndaj një prej sfidave më të rëndësishme globale.
Marrëveshja e Parisit për klimën angazhon Shtetet e Bashkuara dhe 187 vendet e tjera firmëtare, që të ruajnë rritjen e temperaturave globale nën 2 gradë Celsius nga nivelet paraindustriale, e të përpiqen ta kufizojnë atë edhe në 1.5 gradë. Vetëm Siria dhe Nikaragua nuk e kishin firmosur marrëveshjen e vitit 2015.
Megjithatë, gjatë vizitës së tij në Francë në muajin korrik, Trump dha sinjalet se Shtetet e Bashkuara mund të përmbysnin pozicionin e tyre ndaj marrëveshjes, por pa e shprehur ekzaktësisht këtë. “Diçka mund të ndodhë në lidhje me akordin e Parisit, por le të presim e të shohim se çfarë”, thoshte ai.
Top Channel