Atletico mposht 1-0 Malagën, në “Wanda Metropolitano” (Foto)

17/09/2017 00:00

Pas plot një gjysmëshekulli, Atletico Madrid ndryshon “shtëpi” dhe e bën këtë me një fitore të përvuajtur në prani në Mbretit të Spanjës, Felipe VI.

Megjithatë, falë golit të Griezmann në minutën e 60 të takimit, “Los Colchoneros” thyen rezistencën e Malagës në ndeshjen e parë zyrtare në “Wanda Metropolitano”.

Pjesa e parë ishte e tejmbushur me emocione, gjë që ndoshta edhe pengoi skuadrën vendase të dilte në lojën e saj më të mirë, por skuadra e “Cholo” Simeones arriti të fitonte gjithsesi 3 pikë dhe ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit me 8 pikë, pas Barcelonës dhe Real Sociedadit.

Atletico-Malaga do të jetë një ndeshje që zor se do të harrohet nga tifozët vendas. Jo për rezultatin, por për debutimin në stadiumin e ri, një arenë prej 68 mijë vendesh që kushtoi plot 310 milionë euro.

Pas rreth 50 vitesh, skuadra e dytë madrilene i jep lamtumirën “Vicente Calderon”-it për t’i zhvilluar tashmë takimet në “Wanda Metropolitano”.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta