Muller premton besnikëri: Nuk largohem nga Bayern

16/09/2017 00:00

Thomas Muller nuk ka ndërmend të largohet nga Bayerni i Mynihut edhe pse u tundua jo pak nga ideja për t’u transferuar te Manchester Unted. Futbollisti e konfirmoi këtë në një intervistë të dhënë për revistën gjermane ‘Kicker’.

“Përpara disa vitesh arrita në një pikë që mendova mundësinë e kalimit te Manchester United, por drejtuesit e Bayernit më bënë të kuptoja se isha i rëndësishëm për skuadrën dhe se i përkisja këtij vendi. Kështu që nuk mendova më asgjë tjetër”, thotë Muller.

I formuar në akademinë e klubit bavarez, Muller ka luajtur 400 ndeshje me fanelën e Bayernit dhe ka një kontratë me të deri në vitin 2021.

“Nuk e mendoj se mund të ndodhë ndonjë gjë e madhe në të ardhmen. Këtu ndihem shumë mirë. Kam avantazhin se kam qëndruar te Bajerni gjatë gjithë karrieres sime, një klub i cili ndryshe nga skuadrat e tjera të mëdha europiane është rritur në mënyrë natyrale dhe ka një mentalitet të veçantë”, vijon ai. 

Top Channel