Kina: Nuk pranojmë Penianin superbërthamor

16/09/2017 00:00

Kim Jong-Un deklaroi se Koreja e Veriut do të arrijë qëllimin e saj, që është vendosja e një ekuilibri bërthamor me Shtetet e Bashkuara.

Por, duket se ky qëllim i vendit komunist bie ndesh edhe me aleaten e përhershme të tij, Kinën.

Reagimi ka mbërritur nga ambasadori i Pekinit në Shtetet e Bashkuara, i cili ka thënë se për vendin e tij rritja e potencialit bërthamor të Koresë së Veriut është i papranueshëm.

“Kina nuk do të pranojë kurrë Korenë e Veriut një vend të fuqishëm bërthamor”, tha ambasadori kinez në Uashington, Cui Tankai.

Megjithatë, vërejtje kishte edhe për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara. Ai tha se Uashingtoni duhet të heqë dorë nga kërcënimet dhe sanksionet e mëtejshme ndaj Penianit, pasi sipas tij ato nuk janë rezultative, përkundrazi. Këshilla e Ciu Tankai është ulja në tryezën e dialogut dhe thotë se pikërisht tani është momenti më i përshtatshëm.

Top Channel