E ardhmja e De Geas…e tashmja e tij

16/09/2017 00:00

David De Gea duket se do t’i zhgënjejë sërish tifozët e Realit të Madridit, të cilët e presin që ai të vijë në Santiago Bernabeu.

Sipas medias britanike portieri spanjoll ka vendosur të qëndrojë te Manchester United dhe këtë e vërteton fakti se ai dhe e fejuara e tij janë transferuar në një vilë të re pas largimit nga banesa që kishin në Cheshire dhe që kushtonte 3.85 mln Paund.

Persona shumë pranë çiftit kanë konfirmuar këtë lëvizje të De Geas duke qetësuar tifozët e “Djajve të Kuq”. Mësohet se De Gea fillimisht mendoi ta  japë banesën e mëparshme me qira për 12 mijë Paund në muaj, por më pas vendosi për ta shitur atë.

Ndërkaq, De Gea nuk i ka fshehur ambiciet e tij për të qenë portieri më i i mirë në botë duke theksuar se do të jetë pikërisht Manchester United ai që do ta ndihmojë që të arrijë këtë objektiv.

“Gjithnjë kam dashur të jem portieri më i mirë në botë. Te Manchester United punoj shumë cdo ditë që të përmirësohem. Në këtë moment nuk e di kush është portieri më i mirë në botë, por kjo është ajo që unë e dëshiroj shumë”, tha De Gea.

Top Channel