Bayerni rikthehet te fitorja, shkatërron Mainzin 4-0

16/09/2017 00:00

Bayern Munchen kthehet te fitorja në kampionatin gjerman. Skuadra bavareze shkatërroi në “Allianz Arena”, Mainzin me rezultatin e thellë 4-0.

Të besuarit e Ancelottit e gjetën golin e avantazhit që në minutën e 11 kur aq i përfoluri Thomas Muller shënoi në portën e Mainzit.

Kaluan vetëm 12 minuta lojë dhe Robben i çoi shifrat në 2-0 për kampionët e Gjermanisë. Në pjesën e dytë, protagonist për Bayern-in u bë Robert Lewandowski që shënoi 2 herë në minutat 51 dhe 78 për të vulosur fitoren 4-0 për skuadrën e tij.

Top Channel