Spektakël me pesë gola në ndeshjen e fundit të javës së parë të Premier League, Xabi Alonso debuton me fitore te Chelsea Tirana do të nisë këtë sezon një aventurë tjetër nga ajo çfarë kishte përjetuar deri tani; Kategorinë e Parë. Bardheblutë do të luajnë ndaj Ilirisë në ndeshjen e javës së parë të kampionatit, një sfide kjo që sipas trajnerit Ze Maria është hapi i parë drejt rikthimit në Kategorinë Superiore.
“Kemi vendosur 3 objektiva dhe njërin e arritëm; suksesin në Supërkupën e Shqipërisë. Tani nisim rrugëtimin tonë për fitimin e Kategorisë së Parë. Sigurisht nuk është Kategoria Superiore, por gjithsesi është kompeticioni që do të na japë mundësinë për t’u kthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe ky është synimi ynë”, thotë trajneri Ze Maria.
Përsa i përket sfidës me Ilirinë, Ze Maria theksoi se është i bindur se ajo do të bëjë gjithçka për të fituar ndaj Tiranës, ashtu si dhe ekipet e tjera në Shqipëri.
“Nuk kam shumë informacione, por kam vënë re se në Shqipëri të gjitha skuadrat duan të mundin Tiranën. E pamë edhe ndaj Besës. Me Ilirinë duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos relaksohemi siç bëmë në pjesën e parë të ndeshjes në Kavajë. Duhet të shfaqemi të bindur për potencialin tonë dhe të mos i lëmë hapësira asnjë kundërshtari”, shprehet ai.
Tirana për herë të parë në historinë e saj luan në Kategorinë e Parë që kërkon një motivim të madh dhe Ze Maria e di zgjidhjen.
“Kur flitet për motivimin, kur e diskutoj me futbollistët, motivimi më i madh është veshja e fanelës së Tiranës, pavarësisht në çfarë kampionati luan e cilët janë kundërshtarët”, deklaron trajneri bardheblu.
Sfida mes Tiranës dhe Ilirisë do të luhet të shtunën në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Top Channel