Salihi titullar në barazimin e Neustadt

15/09/2017 00:00

Hamdi Salihi është aktivizuar sërish si titullar, në takimin që ekipi i tij Wiener Neustadt luajti në transfertë ndaj BW Linz.

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, ndërsa sulmuesi shkodran luajti deri në minutën e 78, por pa mundur që të lërë gjurmën e tij.

Wiener Neustadt është duke zhvilluar një kampionat mjaft të mirë, pasi kryeson renditjen e Ligës së dytë austriake, me 23 pikë në 11 takime, duke u konfirmuar si një nga pretendentet kryesore për t’u ngjitur në Bundesligë.

Shkak për këtë paraqitje të mirë të ekipit vienez është edhe forma e Salihit, i cili ka arritur të shënojë plot 8 gola, në këto 11 takime, duke kryesuar edhe renditjen e golshënuesve.

Top Channel