Përballja më të shkuarën

15/09/2017 00:00

Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka festuar 25-vjetorin e saj në Shqipëri nëpërmjet një bashkëpunimi filmik.

Eric Bergkraut, regjisor dhe producent zviceran, pasi u njoh më shumë me të shkuarën tonë pati idenë mbi realizimin e një dokumentari për këtë përballje me të shkuarën.

Së bashku me studentë të Akdemisë së Filmit dhe Multimedias Marubi dhe nën mbikqyrjen edhe të regjisorit Kujtim Çashku, ata sjellin në këtë dokumentar 7 histori shqiptare që merren me përjetimet e periudhës së komunizmit nga perspektiva të ndryshme.

“Ju mund të pyesni pse ne po festojmë ditëlindjen e 25-të të Ambasadës Zvicerane në Shqipëri me premierën e një filmi për të shkuarën e afërt? Përgjigjia e shkurtër, është që në në Zvicër do të donim të kontribuonim sadopak që shoqëria shqiptare të pranojë historinë e saj dhe kjo e fundit të bëhët gjithmonë e më e njohur”, ka deklaruar ambasadori Christoph Graf.

Pikërisht ky pranim i historisë, nëpërmjet mënyrës së tyre artistike, është kontributi në këtë çereshekull marrëdhënie Shqipëri-Zvicër, sidomos për të rinjtë.

“Në vendin tim, artistët dhe intelektualët shkojnë ndonjëherë kundër politikave të qeverisë dhe kjo s’përbën aspak rrezik për ta. Ndonjëherë artistët janë dakord dhe mirënjohës ndaj aktiviteteve të vendit të tyre, në rastin tim të Zvicrës. Kjo është çështja ime këtu sonte. Nuk kam ardhur në Shqipëri t’i jap leksione askujt. Thjesht po përpiqem të ndaj eksperiencën time. Kjo, besoj, është mënyra e vetme për të mësuar”, është shprehur regjisori Eric Bergkraut.

“Si mund të ndodhë që në një sallë të mblidhen bashkë njerëz që vijnë nga bota perëndimore? Shoh në të njëjtën kohë klerikë, të burgosur politikë, të rinj. Gjithë ky kompozim mua më duket që është forma më e rëndësishme e procesit të reflektimit, që në mënyrë graduale nisi në vendin tonë”, ka shtuar nga ana tjetër regjisori Kujtim Çashku.

Pas shfaqes së filmit, një grup panelistësh diskutuan rreth asaj që filmi përfaqësonte, përballjen me të shkuarën, si një proces reflektimi në përmirësim të vazhdueshëm.

Top Channel