
Gjermanët “pushtojnë” rrugët e Londrës, shtyhet ndeshja Arsenal-Këln. Ky është titulli bombastik i medieve britanike, sipas të cilave një “ushtri” prej 20 mijë tifozësh gjermanë kanë marshuar në qendrën e Londrës duke shkaktuar edhe trazira.
Një “lumë” tifozësh të Këlnit, të veshur me fanellat e skuadrës së tyre kuqebardhë, shkaktuan probleme teksa marshonin në qendrën e kryeqytetit anglez, veçanërisht në rrugët “Oxford” dhe “Soho”.
Shumica e tyre kanë qenë të dehur, këndonin dhe pozonin për të shkrepur fotot, por një video e publikuar “online” tregoi edhe anën e errët të festës pa frè në prag të fillimit të sfidës Arsenal-Këln në “Emirates Stadium”, ndeshje që duket se do të luhet pas 60 minutash.
Në video shfaqeshin dy persona që goditeshin me grushta, ndërsa tensionet u përshkallëzuan. Më vonë, tifozët që kishin siguruar një biletë për të hyrë në “Emirates” iu afruan stadiumit, por forcat e sigurisë, duke mos garantuar qetësinë të paktën për momentin, kanë bërë që ndeshja të shtyhet “në interes të sigurisë së të pranishmëve”.
Top Channel