Akademiku arbëresh Mandala: Dëmtuese shkrirja e Akademisë së Shkencave

14/09/2017 00:00

Shefi i katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Palermos, akademiku arbëresh Matteo Mandala në një mesazh dërguar deputetit të LSI-së Luan Rama, shpreh mbështetjen e tij për propozimin e Ramës për Akademinë e Shkencave.

“Sapo lexova fjalën tuaj në Kuvend dhe u gëzova për pjesën e fundit ku shprehët mendime të qarta e pozitive mbi gjendjen e Akademisë së Shkencave. Shkrirja e këtij institucioni do të ishte dëmtuese për sistemin e formimit të lartë në një vend ku s’ka fare autoritet shkencor”, shprehet akademiku Mandala.

Profesor Mandalà, njëri prej autoriteteve të shquar të kulturës tonë kombëtare, është anëtar i jashtëm e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, albanolog, studiues i letërsisë, kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë shqiptare, personalitet i albanologjisë europiane, i pranishëm në debatet më të rëndësishme për gjuhën, identitetin dhe orientimin kulturor shqiptar.

Top Channel