Zgjedhjet në Gjermani, aty ku fituesi nuk diskutohet

12/09/2017 00:00

Në zgjedhjet gjermane, që do të mbahen pas dy javësh, duket se askush nuk do të mund t’ia rrëmbejë fitoren dhe rikonfirmimin Angela Merkel.

E vetmja pikëpyetje është se, me kë do të bëjë aleancë ajo pas 24 shtatorit. CDU është në krye në sondazheve, me një mbështetje prej rreth 38 për qind.

Gjermanët, ndoshta janë të lodhur me Kancelaren, por mendojnë se askush nuk është në gjendje të menaxhojë vendin më mirë sesa ajo, pavarësisht gabimeve, reale apo të supozuara, lidhur me politikat e saj të emigrimit.

Kundërshtari që mund të shpresojë të marrë më shumë vota është ish-presidenti i Parlamentit Europian, socialdemokrati Martin Schulz, që sidoqoftë ka dalë me “kocka të thyera” nga përballja televizive e së dielës së 3 shtatorit.

Ata që do të ndajnë atë që mbetet janë liberalët, “Linke” dhe formacioni antieuropian. Sondazhet i japin “Linke”, liberalëve dhe të djathtëve ekstremë të “AfD”-së 9 për qind, ndërsa “Të gjelbërve” 8 për qind.

Të “sëmurët e mëdhenj” janë socialdemokratët, që vazhdojnë të humbasin mbështetje në vend. Edhe në përballjen e fundit televizive, Schulz nuk mundi të transmetojë imazhin e një fituesi. Duhet thënë se, socialdemokratët kanë qenë në pushtet për plot 15 vite.

Në vend që të mbështetet te reformat e tregut të punës të Gerhard Schroeder, Martin Schulz ka kritikuar gjendjen e Gjermanisë, që sidoqoftë mbetet “lokomotiva” e Europës nga pikëpamja ekonomike.

Një fakt që bën të heshtin edhe ata më kritikët e Merkelit. Për sa i takon sistemit të votimit, ka një prag prej 5 përqindësh. Kuotat e deputetëve mund të kapërcejnë numrin standard dhe nga legjislatura në legjislaturë numri ndryshon, sepse vendet rindahen më pas mes partive që kanë kaluar pragun, edhe pse këto zgjedhje, mbi të gjitha përsa i takon ekstremit të djathtë, mund të rezultojnë një tërmet i vërtetë.

Top Channel