Europa “reagon” me vonesë pas uraganit “Irma”

12/09/2017 00:00

Vendet europiane po intensifikojnë përpjekjet e shpëtimit në territoret e tyre në Karaibe, të shkatërruara nga uragani “Irma”, pas kritikave mbi reagimin e tyre.

Presidenti francez, Emmanuel Macron vizitoi ishujt francezë që u përballën me fuqinë e plotë të stuhisë, duke premtuar se një korridor ajror do të mbahej i hapur për më shumë ndihma.

“Ajo që ndodhi pak ditë më parë në St. Martin dhe St. Barthelemy, është një katastrofë natyrore që nuk është parë në rajon që nga viti 1931. Kjo do të thotë se ishte tërësisht e paprecedentë dhe nuk mund të krahasohej me asnjë ngjarje meteorologjike në dekadat e fundit”, tha Emmanuel Macron, president i Francës.

Macron premtoi rilindjen e ishujve, ndërsa trupat dhe ndihmat po mbërrijnë pa pushim. Kritikët kanë akuzuar Macron se nuk ka bërë aq sa duhej për të ndihmuar shtetasit e prekur nga uragani.

Qeveria britanike është përballur me të njëjtat akuza. Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, në anën tjetër, do të vizitojë ishujt britanik Virxhin dhe Anguila, ndërsa mbreti holandez Ëillem Aleksander kaloi natën atje.

“Irma” u ka marrë jetën të paktën 23 personave në territoret përtej detit të këtyre 3 vendeve. 10 viktima janë shënuar në ishullin francez St. Barthelemy dhe në pjesën franceze të St. Martinit, që ndahet me Holandën.

Top Channel