“Xhiroja e Spanjës”, kompeticioni i Froome dhe Contador

11/09/2017 00:00

Edicioni i vitit 2017 i “Xhiros së Spanjës” (Vuelta a España) mund të përkufizohet fare mirë si ai i Chris Froome dhe Alberto Contador.

Britaniku i “Team Sky” ishte fituesi i padiskutueshëm i këtij kompeticioni, një sukses ky që i bashkohet atij të përpara dy muajve në “Turin e Francës”, duke bërë që Froome të hyjë në historinë e çiklizmit.

Kjo për faktin se, Froome bëhet çiklisti i tretë që arrin të fitojë “Turin e Francës” dhe “Xhiron e Spanjës” brenda një sezoni, pas Jacques Anquetuil në vitin 1963 dhe Bernars Hinault në vitin 1978.

E veçanta në këtë pikë është se Froome është i vetmi çiklist, që fillimisht fiton “Turin e Francës” e më pas “Vueltën” e Spanjës. Në vitet 1963 dhe 1978, Anquetil dhe Hinault triumfuan më parë në Spanjë, e më pas në Francë.

“Xhiroja e Spanjës” ishte edhe e Contadorit, kjo për faktin sepse ajo ishte shfaqja e fundit për çiklistin spanjoll. Contador ka fituar dy herë “Turin e Francës” dhe tri herë “Xhiron e Spanjës”, e konsiderohet si një prej çiklistëve më të mëdhenj të botës.

Në këtë edicion të “Xhiros së Spanjës” ai mundi të fitojë etapën e parafundit, për ta mbyllur karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme. Contador, pseudonimi i të cili është “El Pistolero” e fitoi “Turin e Francës” për herë të parë në vitin 2007, për ta përsëritur suksesin në vitin 2009.

Ai triumfoi edhe në vitin 2010, por titulli iu hoq pasi u dënua me dy vite pezullim, pasi rezultoi pozitiv në testet antidoping me “clenbuiterol”. Në vitet 2008 dhe 2015, Contador fitoi “Xhiron e Italisë”, ndërsa “Xhiron e Spanjës” e ka fituar në vitet 2008, 2012, 2014.

Top Channel