United ‘tradhëtohet’ nga mbrojtja

09/09/2017 00:00

Manchester United nuk ka marrë dot më shumë se nja barazim 2-2, në transfertën ndaj Stoke City.

Ekipi i Mourinhos nuk kishin pësuar asnjë gol në tre takimet e para, por ‘u thye’ sot ndaj Stokes, duke e nxjerrë dy herë nga rrjeta topin.

Vendasit kaluan të parët në avantazh, në minutën e 43-të, ndërsa Choupo-Moting u bë futbollisti që i shënoi golin e aprë për këtë sezon, Manchesterit.

Avantazhi i Stoke zgjati vetëm 3 minuta, sepse ‘Djajtë e kuq’ barazuan me anë të talentin Rashford.

Në fillimin e pjesës së dytë, ishte Romelu Lukaku ai që kaloi në avantazh ekipin e Mourinhos, por Choupo-Moting rikthen sërish barazpeshën, në minutën e 63-të.

Pas këtij takimi, Manchester United rimerr kreun e renditjes, por kjo vetëm falë golavarazhit, sepse ka të njëjtën sasi pikësh me Manchester City-n.

Top Channel