Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë. Epiqendra në Kalabri Bilanci i vdekjeve nga tërmeti shkatërrues në Meksikë ka mbërritur në 61, ndërsa shkalla e dëmeve në rajonin e goditur prej tij, më i varfri në të gjithë vendin, nuk është zbardhur ende plotësisht.
Një operacion masiv kërkim-shpëtimi është ndërmarrë në shtetin e epiqendrës së sizmës, Tabasko, Oaksaka dhe Çiapas, ku mendohet se ka njerëz të bllokuar nën gërmadha.
Presidenti Enrique Pena Neto foli për të paktën 200 të plagosur dhe shpalli një ditë zie kombëtare, duke theksuar se flamujt do të ulen në gjysmë shtizë në nderim të viktimave dhe personave që vajtojnë humbjen e personave të tyre të dashur.
“Raportet më të fundit që na mbërrijnë nga Juçitan tregojnë se ajo është zona me numrin më të madh të jetëve të humbura, 36. Për ato familje dhe të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi, dua të përcjell solidaritetin tim në këtë kohë dhimbjeje dhe vajtimi”, tha Presidenti.
Tërmeti 8.1 i shkallës Rihter ishte më i fuqishmi i regjistruar në rajon që prej një shekulli. Ai goditi në 23:50 me orën lokale, një kohë kur shumica ishin në gjumë dhe një pjesë vrapuan të tmerruar nëpër rrugë me pizhama. Lëkundjet u ndjenë deri në Mexico City, 1000 km larg epiqendrës.
Top Channel