Rusi, të dielën zgjedhjet administrative; krahu i Putin favorit

09/09/2017 00:00

Në Rusi mbahen të dielën zgjedhjet administrative, në të cilat do të votohet për zgjedhjen e 16 guvernatorëve rajonalë, për rinovimin e 6 Këshillëve Rajonalë, por edhe të disa Komunave.

Në Moskë shihet me interes zgjedhja e njësive bashkiake, ku opozitari Dmitri Gudkov ka kandiduar rreth 1 mijë persona, mes të cilëve shumë të rinj.

Një rezultat pozitiv mund t’i mundësojë ish-deputetit, i njohur për protestat kundër pushtetit aktual, të ketë mjaftueshëm këshilltarë për të kandiduar më pas për kryetar bashkie në zgjedhjet komunale të vitit të ardhshëm.

Në tërësi parashikohet që partia e presidentit Putin, Rusia e Bashkuar, të fitojë me shumicë dërrmuese në të gjitha nivelet.

Sa i takon zgjedhjeve për guvernator, mes kandidatëve “putinianë” vetëm pozita e guvernatorit të përkohshëm të Novogradit, Andrei Nikitin nuk është solide.

Top Channel